Shiste droge në Itali, kapet ‘mat’ trafikanti shqiptar me 17 kg

397
Sigal

Dy persona, një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në pranga pasi janë kapur në flagrancë teksa po shkëmbenin mes tyre një sasi droge në Itali.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre është kryer dy ditë më parë, por gjatë ditës së sotme janë njoftuar edhe detajet e operacionit. Identiteti i tyre nuk behët me dije, ndërsa policia ka rënë në gjurmët e tyre pasi  gjatë diskutimit, shqiptari dhe italiani kanë ngritur tonet e zërit.

Pas pikasjes, të dy  trafikantët janë përpjekur të largohen nga vendi ku po shkëmbehej droga, por ky mision ka rezultuar i kotë pasi arrestimi i tyre është kryer në kohë të shpejtë.

Gjatë kontrollit, shtetasit italian iu gjet një sasi e vogël marijuane, ndërsa shqiptarit iu sekuestruan 17 kg drogë e llojit marijuanë si dhe një sasi e vogël kokaine, e ndarë në doza të vogla.

Ndaj tyre rëndon akuza e posedimit dhe e shitjeve të lëndëve narkotike. Gjithashtu shqiptari dhe italiani janë dërguar në burgun e Ankonës.