Sherri për një vend parkimi, kush ishte 30-vjeçar që u qëllua me 7 plumba në Elbasan (EMRI+DETAJE)

218
Sigal

Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa burime bëjnë me dije se dy të rinjtë janë konfliktuar para disa ditës me njëri-tjetrin për një vend parkimi, ndërsa sot njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Është qëlluar rreth 7 herë në drejtim të shtetasit Arben Bekteshi i cili ishte duke lëvizur me automjet.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa sipas njoftimit të policisë, është vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes dhe ka mundur të largohet.

Shqiponjat” dhe forca operacionale të policisë Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.