Sherri me thika në Elbasan, policia: Një i proceduar, një në kërkim

470
Sigal

Lidhur me sherrin me thika mes një grupi të rinjsh që ndodhi mbrëmë në orët e vona të natës në Elbasan dhe mbeti i plagosur Amarildo Mema Policia ka proçeduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.B. 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim policor shtetasi A.M. 23 vjeç,  banues në Elbasan, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjesve të Policisë së rendit publik”, dhe Plagosje e lehtë me dashje

Grupi i të rinjve u konfliktuan për motive të dobëta dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të mprehta e sende të forta.