Sherr në Vlorë, ndërron jetë elektricisti që u dhunua nga dy persona at e bir

463
Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës elektriçisti 60-vjeçar me iniciale H.G, që u dhunua gjatë mëngjesit të sotëm nga dy persona at e bir, Dhimitër Hoxha 50 vjeç dhe Kristaq Hoxha 20 vjeç. Dy të moshuarit përfunduan të dy në spital nga sherri mes tyre, ku elektriçisti mbeti i plagosur në gjendje të rëndë. Sipas Policisë së Vlorës, zënka ndodhi ndërmjet Dh.H. 50 vjeç që ishte bashkë me djalin e tij K.H. 20 vjeç dhe H.G. 60 vjeç, me profesion elekriçist dhe të birit të tij T.G. 28 vjeç. Sipas Policisë, dyshohet se konflikti ka qenë i çastit dhe nuk ka lidhje me detyrën e 60-vjeçarit H.G.
Sigal