Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur dhe një në pranga. Ja emri

435
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Burime nga policia thanë mëngjesin e sotëm se kanë vënë në pranga një të dyshuar për plagosjen me thikë.

Në rrugën “Mihal Grameno” gjatë një konflikti të çastit Ervis Mateli ka goditur me thikë 28-vjeçarin me inicialet I. K., i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, mëngjesin sotëm policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin Ervis Mateli, 33 vjeç.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzën e ‘Plagosjes së rëndë me dashje’ dhe ‘prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.
Sigal