Sherr me thika mes gjimnazistëve në Korçë, 2 prej tyre përfundojnë në spital

454
Ka përfudnuar në 2 të plagosur një sherr mes disa gjimnazistëve në Shkollën e Mesme Bujqësore “Irakli Terova” në Korçë.

Burimet e Policise bejne me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17 në Korçë ku 16-vjeçari me iniciale N.T., pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasit Xh.M., rreth 19 vjeç dhe M.R., rreth 17 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta, u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Sipas policisë, konflikti kishte nisur mes të rinjve tre ditë më parë për motive banale ndërsa sot kur janë takuar kanë vijuar sërish sherrin që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
Sigal