Sherr me thika mes djalit dhe babait në Lushnjë

45
Sigal

Një sherr në familje mes djalit dhe babait ka çuar në përdorimin e thikave dhe plagosjen e dy protagonistëve. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ndërsa të përfshirë në konflikt ishin B.P 69 vjeç dhe djali i tij 39-vjeçar, N.P.

Ky i fundit është paraqitur fillimisht në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas ishte babai i tij, që është shoqëruar po në spital me dëmtime në fytyrë.

“Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.