Sherr me shkopa e armë mes shqiptarëve para një lokali në Itali, një i plagosur

490
Sigal

Një sherr banal midis dy shtetasve shqiptarë në Itali, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur “Piane di Falerone”, përpara ambienteve të një lokali, shkruajnë mediat lokale në Itali.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë dy persona të moshave 28 dhe 29 vjeç, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa tjetri ka marrë plagë të lehta. Fillimisht njëri nga shqiptarët kishte kërcënuar bashkëkombësin e tij me një shkop.

Kaq ka mjaftuar që personi tjetër të nxjerrë armën e ta qëllojë në këmbë. Ambulancat erdhën menjëherë në vendngjarje, dhe transportuan të plagosurin me armë në spital.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.