Shënohet viktima e 32-të nga COVID-19 në Shqipëri, një 64-vjeçare ndërron jetë tek Infektivi

277
Sigal

Shqipëria ka shënuar edhe viktimën e 32-të nga COVID-19 në më shumë se dy muaj pandemi.

Ajo është një 64-vjeçare e cila vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit kurse prej tri javësh ishte tek Infektivi në gjendje të rëndë.

Tashmë bilanci shkon në 32 viktima në Shqipëri edhe pse prej javësh nuk ishin shënuar më viktima.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA

COVID19, Ministria e Shëndetësisë/

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.