Shembet kodra, humbin jetën 179 persona

267
Të paktën 179 persona kanë humbur jetën farë pranë kryeqytetit Freetown të Sierra Leones, si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Një kodër u shemb pas shirave të dendur të ditëve të fundit duke lënë shumë shtëpi të mbuluara me baltë.
Mendohet se shumë banorë të Regent, kanë qenë në gjumë kur ndodhi katastrofa natyrore.
Sipas autoriteteve, numri i viktimave fatkeqësisht do të rritet, pasi dhjetra të tjerë janë shpallur të humbur.
Deri tani, 179 janë viktimat e konfirmuara, por më shumë se 100 shtëpi janë shembur ose mbuluar nga dheu.
Rrëshqitjet e dheut pritet të lenë qindra persona të pastrehë, ndërkohë që zyrtarët po kërkojnë ndihmë humanitare për të përballuar fatkeqësitë natyrore të kohëve të fundit.
Kryeqyteti Freetown është një qytet bregdetar i mbipopulluar, me më shumë se një milion banorë.