SHBA/ Bashëshorti s’donte vajzën e tyre, nëna mbyt 3 fëmijët meshkuj

439
Një nënë amerikanë ka mbytur tre fëmijët e saj meshkuj për të mbrojtur vajzën e vetme. 23-vjecarja nga Ohio, SHBA tregoi se ka qenë vetë ajo që ka vrarë fëmijët e saj.
Ajo mbyti tre fëmijët e saj, Noah dhe Niall 3 muajsh dhe 4-vjecarin Gavin për të “mbrojtur” vajzën e saj, të cilën bashkëshorti i saj nuk e donte aq shumë sa tre djemtë.
Brittany Pilkington mbrëmjen e djeshme mori në telefon emergjencën për të njoftuar se djali i saj nuk merrte frymë. Kur mbërrin ambulanca fëmija kishte humbur jetën.
Ka qenë ndoshta paniku që bëri 23-vjecaren të tregojë se në korrik të vitit 2014 kishe mbytur djalin tjetër , i cili po në atë kohe ishte 3 muajsh dhe po ashtu në prill të 2015-ës 4-vjeçarin. Policia e arrestoi menjëherë dhe pas disa ditësh gjykata do të japë dënimin për ”nënën vrasëse”.
Sigal