Sërish zjarr në Fier, pas flakës në kabinën elektrike, mbi 10 familje në terr

29
Sigal

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “ Kastriot Muço” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë qe nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bën të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetar familje kanë mbetur në errësirë. Operatorët e OSHEE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.