Sërish në Vlorë: I vihet zjarri makinës së Drejtorit të Shërbimit të Provës

628
Sërish në Vlorë zjarrvënie e qëllimshme makine. Këtë radhë sulmi ështëtë bërë ndaj Drejtorit të Shërbimit të Provës, Taulant Korkajt.
Më datë 31.12.2017, rreth orës 1:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ka marrë flakë duke qënë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë). Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve
Sigal