Sekuestrohen thasë me kanabis në Gjirokastër, në kërkim poseduesi

529
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 146 kg lëndë kanabis Sattiva. Droga u zbulua në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Golem. Ndërkohë, forcat policore po kërkojnë poseduesin e saj.
NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen 146 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është zhvilluar një operacion antidrogë.
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Golem, Gjirokastër, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në trajtën e gjetheve dhe kërcenjve.

Pesha totale e lëndës ishte 146 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet identifikimim dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal