Sekuestrohen 1000 bimë narkotike mbi 1 metër në dy fshatra të Tiranës

459
1000 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjesuar në rrethinat e kryeqytetit. Kanabisi me gjatësi 1 metër është gjetur në fshatin Mucallie dhe Caushaj nga specialiste të antidrogës pranë komisariatit nr.6 të Tiranës.
Në pranga të policisë ka rënë Ardian Sula, 44 vjeç, i dënuar më parë për dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Plagosje “.
Ky nuk është rasti i parë që lëndët narkotike mbillen në rrethinat e kryeqytet, ku vetëm 2 javë më para ishte komisariati nr.4 që asgjesoi rreth 500 bimë kanabis me gjatësi 50 centimetër.
Sigal