Sekuestrohen 1 ton e 760 kg kokainë në një kontenier, asnjë person në pranga

223
Sigal

Një sasi rekord prej 1760 kilogramësh kokainë janë sekuestruar në një kontenier në portin e Roterdamit në Holandë.

Aksioni është bërë dy ditë më parë nga policia holandeze.

Kontenieri ku është gjetur droga me vlerë prej 132 milionë eurosh ishte destinuar në një kompania të rajonit të Aia, por sipas prokurorisë firma nuk ka të bëjë fare me ngarkesën.

Kokaina e fshehur në kontenier vinte nga Kosta Rika. Asnjë person nuk është vënë në pranga deri më tani.

Doganat, policia e portit dhe prokuroria e Roterdamit janë duke hetuar në lidhje me sasinë e madhe të drogës.

Javën e kaluar në të njëjtin port u sekuestruan 3 ton kokainë e fshehur në banane.