Sarandë, rrezikoi të mbytej, shokët shpëtojnë 20-vjeçarin

454
Në “Plazhin e Ri” të Sarandës një i ri rrezikoi të mbytej por shokët të ndodhur pranë tij i shpëtuan jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbasditen e djeshme në vendin e njohur “Plazhi i Ri” ku shtetasi me iniciale L.I. ishte duke u larë në një distancë rreth 30 metra larg bregut të detit.

Sipas policisë 20-vjeçari ishte duke u larë ku patpritmas ai ka ndjerë një lodhje dhe menjëherë ka humbur ndjenjat, fatmirsisht pranë tij u ndodhën shokët të cilët me vështirësi e kanë nxierrë të riun në breg të detit.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbëritur në vendgjarje dhe e ka dërguar djalin me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës. 20-vjeçari mori ndihmën e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sigal