Sarandë, dy me maska dhe armë grabisin banesën e të moshuarit

449
SARANDË – Banesa e një 65-vjeçari në fshatin Nivicë të Sarandës është bërë objekt i grabitësve të armatosur mbrëmjen e së hënës.
Mësohet se dy persona të maskuar dhe më armë kanë mësyrë në shtëpinë e të moshuarit me iniciale Gj.B i cili ndodhej i vetëm në banesë.
Pasi kanë dhunuar barbarisht të zotin e shtëpisë agresorët kanë mundur të marrin një shumë prej 1500 eurosh dhe 20.000 lekë të reja.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje.
Sigal