Sigal

Një zjarr i fuqishëm raportohet të ketë rënë në njësinë Administrative Sinballaj, Bashkia Rrogozhinë, si pasojë e të cilit rrezikohen edhe disa banesa.

Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes, mësohet se zjarri ka rënë në pemtari e ullishte.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve ndërsa në shuarjen e flakëve janë aktivizuar edhe banorët e zonës.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij zjarri.