Rritet numri i aksidenteve në vend, 180 persona të lënduar vetëm në gusht

14
Sigal

117 aksidente rrugore janë shënuar përgjatë muajit gusht. Fluksi i lartë i automjeteve si pasojë e sezonit turistik është pasuar edhe me shtim të aksidenteve rrugor, disa prej të cilave kanë qenë fatale. Raporti i fundit i publikuar nga INSTAT bën me dije se 180 persona janë lënduar nga këto aksidente, disa prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ekspertët kanë dalë në përfundim se aksidentet rrugore janë rritur me 7.3% në raport muajin gusht të vitit 2022. Paralel me aksidentet në rrije kanë ardhur edhe numri i personave të lënduar. Ajo çfarë vihet re nga raporti është se aksidentet rrugore, në 96,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e hënë me 17,9%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3%.

Në tetë-mujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3,1%. Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.