Rrëmbimi dhe vrasja e Çollakut, tre oficerë dëshmojnë për njollat e gjakut në makinën e Denis Shtrazës

432
Tre oficerë të Krimeve të Rënda të policisë së Durrësit kanë dëshmuar në gjyq për Denis Shtrazën, i akuzuar se ka rrëmbyer dhe vrarë Gazmend Çollakun.
Dy oficerët që dëshmuan janë Rebani Farruku dhe Alfred Hoxha. Ka dëshmuar edhe oficeri Lorenc Dervishi Farruku dëshmoi se kishte bërë kontrollin paraprak të mjetit të Shtrazës, dhe më pas makina ishte dërguar në pikë bllokimi.
Ai gjithashtu dëshmoi se pasi ishin konstatuar njolla gjaku në makinën e Shtrazës ajo ishte rimarrë për këqyrje.
“Kam bërë kontrolloin paraprak të mjetit. Mjeti u mbyll dhe qëndroi në oborrin e policisë. Disa ditë më vonë, makina u çua në pikë bllokimi. Pati gjurmë gjaku në automjetin e Shtrazës. Pasi u konstatuan njollat e gjakut, mjeti u rikthye për këqyrje,” tha Farruku.
Sigal