Rrëfejnë peshkatarët: E pamë trupin e mbytur të Aliut por…

606
Sipas një burimi konfidencial, trupi i pa jetë i 56 vjeçarit Ali Tota është parë për herë tu fundit po në të njëjtën ditë që i ndjeri u mbyt nga disa djem të qytetit rreth të 30-tat të cilët ishin duke peshkuar në lumin Shkumbin në pjesën unazës të qytetit.
Peshkatarët D.GJ, E.Ç, A.S dhe I.L tregojnë për Librazhdi.info se kishim dalur si grup shokësh për të peshkuar në lumin shkumbin te vendi i quajtur Ura e Çotës dhe në një moment pamë një trup njeriu në ujë i cili ishte përmbys. Dhe ku u afrua disa metra afër nesh, trupi u rrotullua dhe në dalluam fytyrën e personit, i cili ishte i një mashkulli mbi të 50-tat. Të themi të drejtën ajo çfarë pamë na tromaksi shumë por nuk futeshim dot në ujë sepse lumi ishte shumë i rrëmbyeshëm atë ditë. E ndoqëm trupin për një rrugë të shkurtër por në një moment u zhyt brenda disa degëve të pemëve që ndodheshin në ujë dhe u zhduk.
D.GJ vajta denoncova në Polici për çfarë pamë duke ju treguar si ngjarje, por me injoruan se e morën sikur kisha pirë ndonjë gjë dhe po fantazoja. Tani që ngjarja u bë publike dhe 56 vjeçari deklarohet i mbytur na kanë thirrë për të dhënë deklaratat tona në Komisariatin e Policisë Librazhd.
Situata “Sa për dijeni Polumbarët e repartit RENEA kërkuan tek vendi që e kishin parë për herë të fundit D.GJ dhe grupi i shokëve të tij por nuk e gjeten trupin e Ali Totës”. Kërkimet ende vazhdojnë.
Sigal