Rrahu vëllain, lushnjari përfundon pas hekurave pas asaj që i gjen policia në shtëpi

537
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait, arrestohet në flagrancë autori. Burime zyrtare bënë me dije se Besmir Lika akuzohet se për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, shtetasit T.L.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë të riut iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË
Gjatë kontrollit të banesës nga policia i gjendet lëndë narkotike.
Sekuestrohen 413 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Besmir Lika, 32 vjeç, banues në Lushnje.
Në lagjen “18 Tetori” Lushnje, shtetasi Besmir Lika për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, shtetasit T.L. Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga Nenet 283/1 dhe 130 të Kodit Penal.
Sigal