Rrahën brutalisht deri në vdekje marokenin, dënohen 6 shqiptarët në Itali

513
Gjashtë shqiptarë u dënua nga gjykata në Itali për rrahje me pasojë vdekjen e një 24 vjeçari maroken. Ngjarja ka ndodhur më 12 dhjetor të vitit të shkuar në rrugën Borgomasino, në Torino. Shqiptarët e dënuar janë: Ogert Rakipaj, u dënua me 16 vite e dy muaj burg, ndërsa Izmir Krasniqi, Redion Rakipaj, Naim Vargu dhe Bojken Zeqo, janë dënuar me 30 vjet burg. Nga ana tjetër Klevis Gropa edhe pse pretendoi se nuk ka marrë pjesë në rrahjen fatale të marokenit, është dënuar me 27 vite burg.
Një nga të arrestuarit, Klevis Gropa ka mohuar në vijimësi që të ketë marrë pjesë në vrasjen, por kamerat e sigurisë. Shqiptari jetonte me dokumente false në Itali, duke mbajtur identitetin Veselin Malinov, nga Bullgaria.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë që filmuan skemën e krimit, tregohet se si shqiptarët e rrahën brutalisht shtetasin maroken duke i shkaktuar edhe vdekjen. Organet e hetimit në Itali kanë rindërtuar ngjarjen. Pasi e dhunuan brenda makinës të riun nga Maroku për çështje që lidhen me prostitucionin, 24 vjeçari ra në tokë i mbuluar nga gjaku dhe pasi u ngrit për të rihapur në makinë, Ogert Rakipaj e qëlloi sërish duke i shkaktuar vdekjen.
Sigal