Rindërtohet skema e krimit/ Si hyri në banesë me granatë e kallash në dorë vrasësi, qëlloi të parën gruan, pastaj…

645
Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi makabër në Gjirokastër, që tronditi dje mbarë opinionin publik. Mësohet se Aposto Kosta kishte hyrë në banesën e kushëririt të tij të parë, me një kallashnikov, ndërsa ka hapur zjarr duke lënë të vdekur Aleko Kosta 66-vjeç dhe Afërdita Kosta 49-vjeç. Raportohet se ngjarja ndodhi në pak minuta, ndërsa autori, Kosta duket se kishte mirëmenduar çdo gjë.
SKEMA E VRASJES
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:25 në vendin e quajtur “Sokaku i të Marrëve”, në lagjen Palorto. Mesohet se nga të dhënat e grupit hetimor të çështjes ka dyshime se Aleko Kosta kishte hyrë në oborrin e banesës së çiftit me një granatë dhe një armë në dorë. Pasi ka hedhur si fillim granatën, e cila për fat nuk shpërtheyer. Fill pas këtij veprimi, ai është futur brenda, ku ka hapur zjarr ndaj gruas së kushëririt të tij, e cila në ato momente ndodhej në aneksin e kuzhinës në katin e parë.
Pasi kishte qëlluar Afërdita Kostën, autori është ngjitur për në katin e dytë, ku është përballur me kushëririn e tij, ndaj të cilit ka shkrehur armën. Në banesën e krimit gjendej edhe djali 18-vjeçar nga martesa e parë e Afërdita Kostës, i cili është ngritur i alarmuar nga zhurmat dhe është fshehur. Vetëm pak minuta më vonë ai ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me një skena makrabre, ku ka parë të lyerë në gjak njerkun dhe nënën e tij. Ndërkohë, në kushtet e tronditjes së rëndë, autori i dyshuar, Kosta, ka shkuar në shtëpi dhe me armën e krimit ka qëlluar me plumb në gojë veten, duke u plagosur, por ndodhet në rrezik për jetën.
KONFLIKTI I PRONËSISË
Mësohet se pas vendimit që gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë në favor të kushëririt të tij Aleko Kosta, për një hapësirë toke prej 4 m katrorë, në të cilin ky i fundit kishte ndërtuar shkallët, konflikti mes tyre ishte thelluar akoma më shumë. Nga burime konfidenciale për gazetaren Metaj, autori pak pas vendimit ishte shprehur se kësaj çështje do t’i shkonte deri në fund dhe se ‘do ia ndreqte qefin’ kushëririt të tij, por askush nuk kishte menduar se ai kishte planifikuar të vriste çiftin. Nga të dhënat që vijnë nga grupi hetimor, në banesë ku ndodhi krimi është gjetur edhe granata e dorës, e pashpërthyer, (për shkak të mungesës së ndezësit), si dhe 17 gëzhoja arme.
NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 25.10.2017, në lagjen Palorto, Gjirokastër, nga specialistët e Krimeve të Rënda në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Apostol Kosta, 73 vjeç, banues në lagjen Palorto, Gjirokastër. Shtetasi i mësipërm ka qëlluar me armë zjarri shtetasit A.K, 61 vjeç dhe A.K, 48 vjeçe, banues në lagjen Palorto, Gjirokastër, të cilët kanë humbur jetën dhe më pas ka tentuar të kryej vetvrasje. Shtetasi Apostol Kosta ndodhet në spitalin e traumës, Tiranë, në gjëndje të rëndë për jetën. Shkaku i konfliktit ka qënë për motive pronësie. Në cilësinë e provës material u sekuestruan një armë zjarri automatik model-56 , 5 fishekë model 56, 17 gëzhoja dhe një granat dore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal