Reshjet shtojnë prurjet e përrenjve, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa në Gjirokastër

20
Sigal

Gjatë ditës së sotme zona e Gjirokastrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të shoqëruara dhe me erë të fortë.

Rritja e nivelit të ujit, në shtretërit e përrenjve malorë rrezikon të përmbytë disa banesa. Gjatë mesditës Shërbimi Zjarrfikës ndërhyri për largimin me pompa të ujërave që rrezikuan të përmbytnin mjediset e brendshme të një banese në fshatin Valare.

Ndërkohë rritja e prurjeve të përrenjve malorë rrezikon të përmbytë dy banesa në fshatin Picar. Shtabi i Emergjencave në Gjirokastër po monitoron situatën për ti ardhur në ndihmë banorëve nga problemet që mund të krijohen si shkak i motit të keq.