“Republika e Tepelenës” në Policinë e Shtetit

735
Në maj të vitit 2014, Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se në krye të Policisë së Shtetit kishte vendosur dhjetëra drejtues, vetëm për faktin se ata ishin nga Tepelena, vendlindja e tij. Emërime të bëra mbi këtë “kriter” zinin një pjesë të madhe edhe të kabinetit të ministrit. Dy vjet më vonë lista ka pësuar fare pak ndryshime. Më poshtë po botojmë një listë me emrat e drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit, që janë me origjinë nga vendlindja e Ministrit të Brendshëm. Është e njëjta psikologji dhe i njëjti mentalitet jo vetëm në kabinetin e “Rilindjes”, por edhe në qeveritë e mëparshme, kur në poste drejtuese viheshin njerëz që ishin nga vendlindja e numrit Një të shtetit, apo nga ajo e Ministrit të Brendshëm të radhës.
Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit

1. Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje.
2. Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena.
3. Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena.
4. Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena.
5. Zëvendës Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena.
6. Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena.
7. Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena.
8. Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena.
9. Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena.
10. Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena.
11. Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena.
12. Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena.
13. Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena.
14. Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena.
15. Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena.
16. Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena.
17. Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë.
18. Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena.
19. Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokastër, nga Tepelena.
20. Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena.
21. Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena.
22. Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena.
23. Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena.
24. Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.
Lista e demokratëve e publikuar në vitin 2014
I. Në Ministrinë e Brendshme
– Ministri i Brendshëm nga Tepelena.
– Zv.ministri nga Kurveleshi.
– Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi.
– Drejtori i Kabinetit nga Tepelena.
– Drejtori i SHKB nga Tepelena.
– Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena.
– Zëdhënësi nga Tepelena.
– Sekretarja nga Tepelena.
– Truproja nga Tepelena.
– Komandanti i Gardës nga Tepelena.
– Zv.komandati i Gardës nga Tepelena.
– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena.
– Zv.drejtori nga Kurveleshi.
– Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena.
– Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena
II. Në drejtorinë e Tiranës
– Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena.
– Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena.
III. Në Durrës
– Drejtori i Policisë nga Tepelena.
– Shefi i Komisariatit nga Tepelena.
– Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena.
– Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi.
– Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi.
IV. Në Fier
– Drejtori i Policisë nga Tepelena.
– Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi.
V. Në Vlorë
– Drejtori i Policisë nga Tepelena.
– Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena.
– Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi.
VI. Në Gjirokastër
– Drejtori i Policisë nga Tepelena.
– Shefi i Qarkullimit nga Tepelena.
Sigal