Rëndohet situata në Karaburun, zjarri është përhapur më tepër për shkak të temperaturave të larta

188
Sigal

Vijon të përhapet me shpejtësi zjarrit në Karaburun.

Sot për shkak të temperaturave të larta zjarri është përhapur dhe po rrezikohet ku disa vatra janë aktive.  Mësohet se perimetri i zjarrit është i  shtrirë në vijë lineare rreth 20 km. Ndërkohë, bëhet fjalë për rreth 500 ha të shkrumbuar.

Probleme ka edhe në fshatin Tragjas, ku po digjen sipërfaqe të mëdha. Për të disatën ditë me radhë zjarret në Gadishullin e Karaburunit po vijojnë, duke iu afruar fshatit Dukat. Për të shmangur humbjen e jetëve banorëve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm.

Rëndohet situata në Karaburun, zjarri është përhapur

Vetëm pas 10 ditësh nga nisja e betejës me flakët, ku Forcat e Armatosura shfaqen në luftë me mjete primitive, në ndihmë të tyre ka mbërritur dhe një helikopter.