Rëndohet bilanci/ Shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti

354
Sigal

Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë. Mëngjesin e sotëm në Spitalit e Traumës humbi jetën Saimir Gregu 31 vjeç banor i zonës së Thumanës.

Ndërsa nga rrënojat janë nxjerrë dy persona të tjerë, njëri i identifikuar si Klement Cupi 32 vjeç.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar.