Rendi publik në rrezik/ Mbi 12 mijë kladestinë në vendin tonë. Shqipëria, rruga më komode për trafikimin e refugjatëve drejt Europës

286
Sigal

 

Shqipëria rruga më komode për trafikimin e emigrantëve

Rruga kryesore për trafikimin e emigrantëve  fillon në Shqipëri. Referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme , në Shqipëri për 8 muajt e vitit 2020 , janë shënuar 8,343 emigrantë të huaj të parregullt të kapur në vend.

Vende të Ballkanit Perëndimor, përveç pandemisë  Covid-19,  u përballën edhe me flukse të shtuara  migratore, kryesisht me refugjatë nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut. Referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme , në Shqipëri për 8 muajt e vitit 2020, janë shënuar 8,343 emigrantë të huaj të parregullt të kapur në vend. Sipas të dhënave, në krahasim me vendet fqinje kufiri i vendit tonë, është më i lehti për t’u kapërcyer.

Policia i evidenton, por nuk i ndalon. Çfarë po ndodh me emigrantët e mbërritur ilegalisht në Shqipëri, kryesisht nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme? Ndërsa deri në muajin qershor në Maqedoninë e Veriut u kapën rreth 4100 emigrantë. Shifra e 8 muajve të parë të vit 2020 është 47,8 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe Greqia, Kosova dhe Mali i Zi janë  përdorur si korridor tranzit për kalimin e paligjshëm të emigrantëve  që kanë si synim Europën Perëndimore.

Shifra totale e emigrantëve të paligjshëm, të cilat përditësohen në mënyrë të vazhdueshme nga Policia e Shtetit, të marra deri më tani, shkon  në rreth 10 mijë.

Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u përballën gjatë pandemisë edhe me flukse të emigrantëve të parregullt.

Pas lehtësimit të masave të pandemisë  Covid-19,  dhe rihapjes së kufijve, policia në Maqedoninë e Veriut në qershor kapi më shumë se 1 mijë migrantë që përpiqeshin të hynin në vend në mënyrë të paligjshme.

Gjatë muajit gusht, për shkak të frikës së kalimeve të paligjshme nga refugjatët, Serbia nisi të ndërtojë  gardh me tela gjemborë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës.

 

Emigrantët e paligjshëm dhe “biznesi” i trafikimit!

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me organizatat partnere nga Ballkani Perëndimor, publikoi raportin, në kuadër të nismës “Siguri për Njerëzit dhe Kufijtë – Lufta kundër Trafikut të Emigrantëve në Ballkanin Perëndimor”.

“Në mënyrë të veçantë pasojat e pandemisë globale Covid 19,  ka bërë që të lulëzojnë forma të ndryshme të trafikimit nën organizimin e grupeve kriminale. Ka disa rrugë të trafikimit të migrantëve të parregullt në rajonin e Ballkanit, por një nga rrugët kryesore fillon në Shqipëri dhe kryesisht ndjek Bregun e Adriatikut, duke vazhduar në Mal të Zi. Presioni i vazhdueshëm i migrimit ndihet veçanërisht në kufirin shqiptaro-malazez dhe shumë trafikantë migrantësh janë aktivë në pjesën veriore të Shqipërisë. Kjo rrugë duket se përdoret më së shumti nga Irakianët dhe  Sirianët që janë në disa raste të mbështetura nga grupe aktive rajonalë të krimit të organizuar nga vendet e Ballkanit” – thuhet në raport.

Raporti nxjerr në pah se në Shqipëri situata me emigrantët e paligjshëm, shpeshherë u bë edhe kaotike.

“Në Shqipëri, situata në kufij u bë edhe më e vështirë në muajt e parë të vitit 2020,  për shkak shpërthimit të pandemisë  Covid-19.  Me qëllim mbrojtjen nga infektimi, Qendra Kombëtare Pritjes për Azilkërkuesit në Babrru, refuzoi të pranonte ardhje të tjera. Masat e rrepta të qeverisë bënë të pamundur monitorimin e kushteve akomoduese të emigrantëve nga ana e OJF-ve. Kemi bërë thirrje ndaj autoriteve të kryejnë verifikime, me qëllim garantimin e kushteve dhe të drejtave të kësaj kategorie” – thekson raporti.

Një sërë organizatash kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë bërë thirrje qeverive në Ballkan të rrisin kapacietet pritëse me qëllim menaxhimin e flukseve të mundshme migratore.