Rendi dhe siguria ‘ikin’ me pushime

195
Sigal

Gjatë muajit qershor janë regjistruar 13 të vrarë në të gjithë vendin. Rendi dhe siguria po ven në pikëpyetje mbarëvajtjen e sezonit turistik në vend. Në një kohë kur premtimi i qeverisë ishte për ta kthyer Shqipërinë në kampionë të Turizmit në Ballkan,  Shqipëria po kthehet  në një vend të  turizmit të larjes hesapeve.

Premtimi i Kryeministrit Edi Rama për të kthyer Shqipërinë kampionë të Turizimit në Ballkan po zvenitet nga  degradimi i armatës së Policisë së Shtetit që po  vë në pikëpyetje  mbarëvajtjen e sezonit turistik sidomos sa i përket aspekteve të rendit dhe sigurisë.

Sot Shqipëria është kthyer në një vend të turizmit të larjes së hesapeve, ku që fundmi zonat bregetdare janë kthyer në bastione të krimit, ku nuk mungojnë vrasjet mafioze por edhe masakrat si në rastin e Velipojës ku bilanci ishte tragjik, 4 të vrarë dhe dy të plagosur.

Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, Xhovani Gocaj, 25 vjeç, Edmond Gocaj, 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç.

Krimi ishte i paralajmëruar, ndërsa institucionet shtetërore, nuk morën asnjë masë për parandalimin.

Në datën 20 qershor breshëritë e automatikut tronditën Sarandën,  teksa tre të rinj i bënë atentat pronarit të Orange Klab, Spiro Iljadhi, i cili i mbeti i plagosur rëndë. Plumbat nuk kursyen as turistin shqiptaro amerikan Marin Jani.

Në datën 6 qershor do të ekzekutohej në një atentat mafioz biznesmeni Gramoz Memaj, pronar i një lokali në Ksamil. Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij.

Ndërkohë Vlora e propaganduar si kryeqytet i Turizmit ka qënë edhe kryeqytet i vrasjeve mafioze që kanë tronditur vendin.

10 maji do të trondiste Vlorën, nga ajo që u konsiderua si vrasje profesioniste e Bledar Birçajt, brenda makinës së tij kur ishte në lëvizje. Në makinë me Birçajn lëviznin edhe 2 persona të tjerë, ndër ta edhe një efektiv policie.  Efekte Video Bircaj X 5

Por në kohën kur Policia e Vlorës duhet të ishte në gjendje alerti, krimi nuk u ndal. Në 21 maj, 11 ditë nga vrasja e Birçajt një tjetër atentat do shënohej.

Delon Troqe, i sapo kthyer nga Spanja u ekzekutua pranë biznesit të tij me breshëri arme, ndërsa mesnatën e kësaj të mërkure u regjistrua edhe atentati I fundit në qytetin bregdetar, ku u vra në derën e shtëpisë, 43-vjeçari Shkëlzen Velaj.

Ndërkohë në datën 29 maj Edison Begaj do të bëhej objektiv i një atentati pranë banesës së tij, autori i veshur si polic e qëlloi në sy të fëmijëve, duke e lënë të plagosur.

Përballë kësaj panorame mbarëvajtja e sezonit turistik është në pikëpyetje, ndërkohë raportet ndërkombëtare kane evidentuar faktin se paratë e aktiviteteve të paligjshme po pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe atë të shërbimeve në zonat bregdetare.