Punonjësit të Bashkisë i qëllojn banesën me 20 plumba

416
Sigal

Xhulio Mara është punonjës në Bashkinë e Selenicës. Banesa e tij u qëllua dy netë më parë me breshëri kallashnikovi, po për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Mara tha se autorët kanë shkrehur 20 plumba ndaj banesës së tij, ku kanë depërtuar edhe në banesë, ndërsa ka theksuar  se nuk ka patur konflikt me asnjë person.

“Më kanë qëlluar me rreth 20 plumba drejt banesës. Plumbat kanë hyrë edhe brenda në banesë. Nuk kam konflikte, s’kam pasur kërcënime më përpara”-tha ai.

Policia ndërkohë vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.