Punëtori i Uzinës humbi jetën në punë, pranga përgjegjësit

426
Sigal

Një 63-vjeçar, elektricist në uzinën e Petëzimit në firmën “Kurum International”, ka humbur jetën dje në punë. Fillimisht 63-vjeçari Naim Dërstila u plagos rëndë dhe u transportuar në spital por më pas ai humbi jetën. Pak orë pas ngjarjes policia e Elbasanit ka arrestuar 58-vjeçarin Flamur Alterziu, i cili ishte përgjegjës turni në repartin e Petëzimit pranë firmës.

Arrestimi i tij është bërë me akuzën për mosrespektim të rregullave të sigurisë në punë.
Ndërkaq edhe tri ditë më parë në një uzinë tjetër në zonën industriale të Ish- Metalurgjikut në Elbasan u regjistrua një aksident tjetër.

Më herët në fabrikën e Çimentos vdiq një punëtor dhe mbeti i plagosur rëndë një tjetër.
Në të gjitha rastet aksidentet kanë ndodhur për mungesë të rregullave të sigurisë, ndërkohë që inspektorati shtetëror i punës nuk ka penalizuar sipas ligjit subjektet abuzuese edhe pse rastet e ndodhura janë flagrante.