Sigal

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin Pukë-Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e gomsiqes’.

Një vinç është përmbysur në rrugë, e për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër që ka qenë në mjet është plagosur.

Burime zyrtare thonë se viktima ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta.

Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti, ndërsa ka shpëtuar pa pasoja të mëdha.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu tragjedinë. /BW