“Pse më rrihni”, zbulohet videoja. 47-vjeçari që u vetëvar filmoi marrjen në pyetje në Komisariat

777
Sigal

E ka filmuar vetë marrjen në pyetje nga policia, e cila e kishte akuzuar për një vjedhje. Ardian Kallami, 47 vjeç nga fshati Barbullush i Shkodrës ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për një vjedhje.

Pasi ishte marrë një herë në pyetje ishte lënë i lirë por dje sërish ishte thirrur në polici. Sapo ishte kthyer në banesë, 47-vjeçari, baba i dy fëmijëve, një vajze të martuar dhe një djali 22 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Por mësohet se ai ka regjistruar me telefon procedurën e marrjes në pyetje. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se videoja që mësohet se zgjat rreth 17 minuta është sekuestruar nga Prokuroria.

Në bisede e sipër viktima i thotë një efektivi: “pse më rrihni se nuk jam unë autori i vjedhjes”. Nisur edhe nga akuzat e familjarëve Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për dy efektivët e policisë që kanë marrë në pyetje viktimën. Mësohet se 47-vjeçari kishte humbur gruan 6 muaj më parë për shkak të një sëmundje.