PS do bëjë kallëzim penal, Basha: Akuzat për pastrim parash janë furtunë në gotë

439
Kreu I PD, Lulzim Basha i është përgjigjur në Kuvend, akuzave të kreut parlamentar të PS, Taulant Balla i cili i kërkoi kryedemokratit të japë shpjegime lidhur me 1 milionë USD të cilat sipas tij janë përdorur për të sponsorizuar artikuj që nxijnë Shqipërinë si dhe kontratat për lobing në SHBA gjatë fushatës zgjedhore.
Balla tha se të hënën do bëjë kallëzim penal, por Basha ka replikuar duke thënë se akuzat janë një furtunë në gotë për t’i ikur ngjarjeve aktuale.
“Akuzat e Edi Ramës për pastrim parash janë furtunë e radhës në gotë. Furtunë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura. Shqiptarët e dinë dhe PD ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ. Mos prit po çoji në prokurori dokumentet”- tha Basha.
Sigal