Prokuroria: Patenta e rregullt, urdhërohet lirimi i menjëhershëm

547
48 orë pas ndalimit çështja shkoi në duart e prokurorit Bilbil Mete. Po familjarët nuk qëndruan në heshtje. Ata i treguan policisë me dokumente të rregullta se çdo veprim i kryer prej tyre ishte arbitrar dhe në shkelje të plotë të ligjit. Familjarët iu drejtuan avokatit Saimir Vishaj për ndihmë. Ky i fundit iu drejtua me shkresë të posaçme Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Drejtuesve të Mjeteve, nga ku mori një përgjigje zyrtare se shtetasi Ani Tego ishte pajisur me patentë të rregullt që nga viti 2010 dhe kjo leje ka afat deri në vitin 2020. Menjëherë pas marrjes së kësaj shkrese, prokurori Bilbil Mete urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarit nga ana e policisë. Por, ky veprim duhej të ishte kryer nga punonjësit e policisë, menjëherë pas shoqërimit të Tegos në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ne u interesuam në Prokurorinë e Tiranës ku morëm dhe një përgjigje zyrtare or këtë rast. Sipas organit të akuzës, prokurori i çështjes, ka vepruar në mënyrë të menjëhershme, sapo dosja me dokumentet përkatëse të siguruara nga avokati i ka shkuar në zyrë. Pas gjithë kësaj historie qëndron neglizhenca e punonjësve të policisë së shtetit për të kryer detyrën sipas rregullave të përcaktuara.
Sigal