Prokuroria kërkon 15 vjet burgim për Lulzim Elmazaj

472
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ditën e martë dënimin me 15 vjet burgim për shtetasin Lulzim Elmazaj. Ky shtetas akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit F.O., ngjarje e ndodhur në Larisa të Greqisë, në Korrik 2013. Në bazë të hetimeve të deritanishme ka rezultuar se i dëmtuari F.O., rezident në Larisa, ka kryer grabitjen ndaj shtetasit F.O. në momentin që ai ka ndaluar për të pushuar në rrugës Larisa-Athinë, së bashku me një të afërm të tij, nën kërcënimin e armës. 
Prokuroria e Tiranës, në bazë të referimit policor, nis hetimet dhe arrihet të zbulohet vendndodhja dhe arrestimi i Lulzim Elmazajt. Gjatë pyetjes, ai ka pranuar se është autor i vjedhjes me dhunë të mjetit të shtetasit F.O., por nuk ka pranuar se ka qenë i armatosur. Prokuroria e Tiranës, nëpërmjet letër-porosisë, kërkoi nga autoritetet greke, nëse kishin prova për praninë e armëve për ngjarjen me të dëmtuar F.O. Nga ana e autoriteteve greke nuk mbërriti përgjigje gjatë kohës që po zhvillohej hetimi dhe gjykimi ndaj të arrestuarit Lulzim Elmazaj. Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ngriti akuzë për “Vjedhje me dhunë”, duke mos pasur mundësi të provojë faktin se ka qenë i armatosur, dhe kërkon dënimin e tij me 15 vjet burgim. Ndërkohë vijon hetimi për personin tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.
Sigal