Procedohen 3 zyrtarë të Komunës Shënkoll, shpërdoruan detyrën

400
Sigal

Proçedohen penalisht 3-funksionarë të Komunës Shënkoll në Lezhë. Sipas policisë ka nisur hetimi për Fran F. 51 vjeç, banues në Barbulloje, Lezhë, me detyrë Kryetar i komunës Shënkoll, L C., 58 vjeçe, banuese në lagje ‘’Beslidhja’’, Lezhë, me detyrë përgjegjese e seksionit urbanistik, komuna Shënkoll si dhe për Petrit P., 45 vjeçe, banuese në Gryke Lumi, Lezhë, me detyrë përgjegjes i inspektoriatit vendor, komuna Shënkoll, Lezhë.

Tre zyrtarët dyshohen se kanë leshuar një leje ndërtimi duke shkelur proçedurat ligjore për një objekt 2+1 katësh ,në pronësi të një shtetasi nga Shënkolli, për të cilin janë referuar materialet në Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lezhë ‘’Për ndertim të paligjshem” me date 19.01.2015.

Materilet ju referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhë për vepën Penale të ”Shperdorim detyre”neni 248 Kodit Penal.