Prerja e paligjshme e pyjeve/ 8 të proceduar në Manëz, 4 prej të cilëve inspektorë

515
Policia e Durrësit vijon operacionin “Roja i Gjelbër” për të parandaluar prerjen e paligjshme të pyjeve. Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar në Manëz 8 shtetas, 4 prej të cilëve me detyrë inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor. Gjithashtu janë sekuestruar 17 metër sterë dhe 4 metra kub dru.
Njoftimi i policisë:
Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz, në zbatim të Plan-Operacionit ”Roja i Gjelbër”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes së paligshme të pyjeve kanë filluar procedimin penal në ngarkim të 8 shtetasve, ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Ka filluar procedimi penal për shtetasit:
•S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;
•A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
•Z.B. 25 vjeç, banues në Ishëm;
•G.B. 32 vjeç, banues në Ishëm.
Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 17 metra sterë dru.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
•” Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve S.D. R.S. E.C dhe A.C. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
•” Prerja e paligjshme e pyjeve” në ngarkim të shtetasve Z.B. dhe G.B. parashikuar në nenin 205 të Kodit Penal.
Gjithashtu ka filuar procedimi penal në ngarkim të shtetasve:
•Gj.Ç. 76 vjeç, banues në Manëz;
•B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.
Më datë 03.10.2017, shtetasit Gj.Ç dhe B.Sh, në fshatin Armathë, Manëz, Durrës janë kapur në flagrancë pasi kishin prerë nga 2 metër kub dru zjarri secili në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar në nenin 205 të Kodit Penal.


Sigal