Pranga dy shoferëve për aksidentin tragjik në Gjirokastër

448
Dy shoferat e dy mjeteve janë vënë në pranga në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën tre persona, mes tyre dy fëmijë. I referohemi aksidentit të rëndë ndodhur gjatë mesditës së djeshme në Gjirokastër, ku humbën jetën një grua dhe dy fëmijë.
Albana Hasani, punonjëse e policisë me gradën Komisare dhe dy fëmijë me inicialet D.D., dhe L.L., ishin viktimat e përplasjes së dy makinave dje në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Mashkullorë. Burime nga policia thanë se janë vënë në pranga dy shoferët e makinave. Ata janë shtetasit Hasan Dedaj, 58 vjeç dhe Irfan Hasani, 31 vjeç. Ky i fundit drejtonte makinën tip Nisan me targa greke, ku ndërroi jetë punonjësja e policisë.
Dy të arrestuarit akuzohen për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Tre personat që humbën jetën në këtë aksident janë Albana Hasani, punonjëse e policisë, vajza e saj 9-muajshe D.D., dhe L.L., 1 vjeç e gjysmë nga Kosova. Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur edhe shtatë persona të plagosur, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë. Pesë nga të plagosurit kanë mbërritur në Tiranë, në Spitalin e Traumës. Bluzat e bardha thonë se tre persona ndodhen në gjendje kome.
Sigal