Polumbarët nxjerrin trupat e dy punonjësve të OSHEE që ranë në lumin Drino

189
Sigal

Pas disa orë kërkimesh polumbarët kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat e dy punonjësve të OSHEE që humbën jetën mesnatën e së martës në Gjirokastër.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Selfo Kllafa dhe Ismet Isaraj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Lazarat ky dy punonjësit e OSHEE mësohet se kanë qenë duke rregulluar një defekt elektrik, por fatkeqësisht ato kanë humbur kontrollin e makinës e cila ka përfunduar në lumin Drino.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën, punonjësit e OSHEE që ndodheshin në makinë.