Policisë ‘i mbijnë’ 3400 rrënjë kanabis tek Përroi i Madh në Vlorë

551
Mbi tremijë bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar nga Policia në fshatrat e Vlorës dhe pasi janë korrur, janë djegur. Dje, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Madh”, janë gjetur 4 parcela, tokë publike e papunuar ,me 3404 bimë narkotike kanabis me gjatësi 30 – 100 cm.

Policia ngriti dyshimin “se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.”

Po ashtu, pas kontrolleve që janë ushtruar në Kallarat policia ka gjetur edhe dy thasë me 19.7 kg kanabis në shtëpinë e një fermeri, Resul Ismailaj, 63 vjeç që u arrestua. Ai do të akuzohet për për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa në fshatin Kotë, pranë një përroi, policia ka gjetur të mbjella në pronë publike vetëm 5 bimë narkotike të dyshuara . Të dyja rastet që nuk kanë pasur një autor të dyshuar janë dërguar në prokurori për “Vlerësim juridik”.
Sigal