Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Braçanj

519
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Braçanj, më datë 18.03.2016 ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër. Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë punës të mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta bënë të mundur arrestimin e shtetasit : David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit : • Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, • D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin • Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec. Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi. Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” parashikuar nga nenet 78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.
Sigal