Policia ushtron dhunë psikologjike, rrezikon jetën e të riut nga fshati Shakuj, Lushnjë

466
Sigal

Polici i komunës në bashkëpunim me policinë e qytetit, në tentativë për të zbuluar vjedhësin e një pompe uji, në një fshat fqinj,  drejtohen me të dyshuar, tek familja e Eduard Gjinit. Marrin djalin e tij Kristianin  në furgon (i cili ka probleme shëndetësore) dhe rrugës për të shkuar te vëllai tjetër, (për ta pyetur edhe këtë),  i bëjnë presion psikologjik duke i bërtitur e prekur. Prej dhunës psikologjike djali 17 vjeçar, i ndjeshëm, prej emocioneve asfiksohet, bie në tokë pa ndjenja dhe i ikën gjuha. Dëgjohen të qarat e të pranishmëve dhe ndërkohë mbërrijnë familjarët, të cilët sapo shikojnë djalin në atë gjendje të shtrirë në tokë, alarmohen se kujtuan se mos kishte vdekur,  i nxjerrin gjuhën dhe kërkojnë që policia të paraqesë dokumentet për kontroll, gjë të cilat këta nuk i kishin. Në këtë moment policët e lanë djalin në tokë në gjendje shoku, hipin në furgon e tentojnë të largohen, por prindërit i dalin përpara furgonit dhe i thonë që të marrin edhe djalin e ta shtrojnë në spital, përndryshe do kaloni mbi trupat tanë. Policia për momentin nuk pranon dhe i thonë prindit ta nisin vetë në spital. Këtu nxehen gjakrat dhe shkëmbehen replika e kërcënime dypalëshe, të cilat për pak do të kishin arritur deri në një gjakderdhje mes policisë dhe familjes. Në këtë kohë policia ndërron mendje, kthen, e merr djalin në furgonin e vet dhe largohet duke e shtruar në urgjencën e Lushnjës, ku viktima merr mjekimin përkatës deri në mbrëmje vonë, ditën e djeshme. Siç deklaruan familjarët, policia kontrolle të tilla, pa asnjë dokument dhe pa asnjë bazë akuze, ka ushtruar edhe herë të tjera në këtë familje, duke përfituar nga toleranca e prindërve dhe mosnjohja e procedurave për kontroll. Familjarët Eduart e Robert Gjini, nuk kërkojnë asgjë tjetër, veçse të veprojë drejtësia e të mbajnë përgjegjësi dëmtuesit në cilëndo palë qofshin, të hiqet dorë nga praktikat e kahershme të kontrolleve show e pa baza dhe të mos terrorizohen njerëzit.

Kozma Gjini