Policia u ‘shtrëngon rripin’ shoferëve, 12 të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit

435
Sigal

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 12 drejtues mjetesh të cilët thyen rregullat e qarkullimit.
Policia bën me dije se 9 shoferë ishin të papajisur me leje drejtimi dhe 3 nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, janë tërhequr 14 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe parakalim të gabuar.
Janë vendosur gjithsej 439 masa administrative, nga këto:

• 48 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 146 masa për parakalim të gabuar,
• 15 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë ndaluar administrativisht 11 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera