Policia rri e strukur qosheve të Tiranës, për të gjuajtur… gjoba ndaj shoferëve

484
Petraq Barjani
Mungon patrullimi policor në akset të rrugëve kombëtare, duke shtuar aksidentet vdekjeprurëse
Në rrugën e anës Lanës, të unazës së Tiranës së re dhe Pallatit me Shigjeta, si edhe në kryqëzimin e segmentit të kësaj unaze pranë Piramidës me bulevardin “Dëshmorët e Kombit, qëndrojnë të përhershme postblloqe të policisë së Shtetit. Në dorë kanë vetëm bllokun e gjobave dhe një tabelë ndaluese. Çdo makinë që kalon pranë tyre, e ndalojnë, duke filluar rutinën e kontrollit, edhe pse drejtuesit e tyre nuk kanë bërë asnjë shkelje të Kodit të Qarkullimit Rrugor, apo makina të ngjallë dyshim te policët për shkaqe krimi. 

Gjueti gjobash, braktiset monitorimi i akseve të rrugëve kombëtare
E kundërta ndodh në rrugët nacionale. Prania e Policisë së Shtetit mungon tërësisht, përveçse ndonjë postblloku të policisë në kthesa të fshehta dhe kjo, me qëllim gjuetinë e gjobave. Në rrugët nacionale mungon prania e policisë së Shtetit. Që të shtojë kujdesin e drejtimit të makinës nga shoferët, që të monitorojë dhe të kontrollojë shpejtësitë e lejuara, por edhe të jetë pranë pikave më të rrezikshme të akseve, aty ku janë mundësitë e aksidenteve. Policia e Shtetit e ka për detyrë edhe të mbikëqyrë rrugët nacionale dhe të lajmërojë përgjegjësit, institucionet shtetërore, në të gjitha rastet kur rruga dëmtohet për shkaqe të ndryshme, mirëpo, konkretisht, këtë detyrë e ka braktisur Policia e Shtetit, derisa ndihet kudo prania e saj. Policia e Shtetit bën sehir edhe kur trotuaret dhe rrugët e rrugicat bllokohen me materiale inerte nga ndërtues, për shkak se ndërtohen objekte të ndryshme dhe zaptojnë edhe hapësira publike, sikurse rrugët, rrugicat e trotuarët. 

Mungon sinjalistika dhe ndriçimi rrugor, policia hesht
Në shumë akse të rrugëve nacionale mungon tërësisht sinjalistika rrugore ose është dëmtuar, nga rastet e aksidenteve të ndodhura. Mirëpo Policia Rrugore, e cila e ka për detyrë ta mbikëqyrë dhe të lajmërojë, nuk merr asnjë masë, nuk njofton askënd dhe pasojat janë aksidentet e shumta, pikërisht, sepse mungojnë tabelat paralajmëruese për drejtuesit e makinave për rrezikshmërinë e pjesës, segmentit, vendit të rrugës.
Sigal