‘Policia po fsheh ngjarjen’/ Gazetarja: Dikush ndërhyri të shtunën në kontenierin me banane në Portin e Durrësit

146
Sigal

Gazetarja Klodiana Lala në një shënim në profilin e saj në faceboook, shkruan se dy ditë më parë një ngjarje ende në hetim ka ndodhur në Portin e Durrësit.

Sipas Lalës, mësohet se në një kontenier me banane në këtë port është ndërhyrë nga jashtë.

Lidhur mbi këtë fakt, policia e shtetit ka njoftuar Prokurorinë, ndërsa dyshohet se kjo ndërhyrje ka lidhje me drogën.

‘Të shtunën Policia e Shtetit ka informuar prokurorinë se në një kontejner me banane në Portin e Durrësit është ndërhyrë nga jashtë. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur, por një gjë është e sigurt që policia po e fsheh këtë ngjarje.