Policia në Tiranë mpreh vështrimin dhe lapsin e gjobave: Jepuni përparësi këmbësorëve

462
Sigal

Siguria e këmbësorëve në Tiranë në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në syrin e Policisë Rrugore të kryeqytetit,. U pa se janë të shumta shkeljet ku drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi  këmbësorëve edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, si në Bulevadin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj.

Pamjet e rregjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.