Policia ndjek makinën me drogë, arrestohet një shqiptar dhe një grek

502
Sigal

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia helenë pasi ishte duke transportuar me makinë një sasi prej 32 kg 850 gram marijuanë.

Policia greke ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri dhe ka tentuar ta ndalojë në vendin e quajtur Menidhi në rrugën “Ionia”.

Mësohet se mjeti nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe me pas është braktisur nga drejtuesit në zonën bujqësore të Stano Amfiloxia.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan dy thasë me 32 kg 850 gram marijuanë. Operacioni ka vijuar në zonën pyjore të Stanos, ku është arritur të kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit, një grek 43-vjec. Ndërsa disa ore me vonë është arrestuar dhe pasagjeri i mjetit, një 30-vjeçar shqiptar.